Gazeta italiane Tuttomercatoweb ka raportuar se sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic i është ofruar Arsenalit dhe Bayern Munichut me Zonjën e Vjetër që planifikon ta shesë atë gjatë verës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Serbi ka pasur një sezon nën nivel në Torino dhe mund të dërgohet në secilin prej klubeve. Arsenali dhe Bayern Munich kanë qenë më parë të lidhur me ish-sulmuesin e Fiorentinës dhe Juventus po kërkon 62 milionë funte (70 milionë euro) për Vlahovic. /FolDrejt/