Miliarderi amerikan dhe pronari i kompanisë Twitter dhe Tesla, Elon Musk njoftoi sot se vitin e kaluar ka dhuruar pothuajse dy miliardë dollarë nga aksionet e kompanisë Tesla për qëllime humanitare.
Kjo mund të shihet në një dokument të dorëzuar autoriteteve amerikane dhe të publikuar në internet, por nuk specifikon as marrësin apo marrësit e këtij donacioni, transmeton BBC.
Kjo nuk është hera e parë që Musk dhuron një pjesë të Teslës për qëllime humanitare, pasi dihet se ai ka dhuruar rreth 5.74 milionë dollarë në vitin 2021, transmeton Fol Drejt.