Partitë e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, nacionaliste, populiste, ultra-konservatore me rrënjë neofashiste, po përjetojnë një ringjallje të konsiderueshme, shkruan BBC.
Redaktorja e shërbimit publik britanik, Katya Adler, thotë se tabutë e vjetra se shumica e votuesve në Evropë nuk do të votojnë më kurrë për të djathtën ekstreme dhe se partitë kryesore politike do të refuzojnë të bashkëpunojnë me partitë e ekstremit të djathtë, po “gërryhen ngadalë”.
Ajo tregon se në vitin 2000, të gjitha gazetat shkruanin për faktin se Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë hyri në koalicionin e qeverisë në Austri, si dhe se Bashkimi Evropian vendosi sanksione diplomatike ndaj Vjenës zyrtare./FolDrejt/