Partia me e madhe shqiptare BDI ka paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit do garojë e vetme dhe kjo shihet si një sprovë karshi votuesve të paktë që mori në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale – krahasuar me vite më parë, informon foldrejt.com.
Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së BDI është vendosur po ashtu, që në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët, këtë të drejtë ta ketë ekskluzivisht kreu i partisë Ali Ahmeti. Në mbledhje po ashtu është diskutuar edhe mundësia e një kandidati koncensual i cili mund të del si rrjedhojë e ndonjë marrëveshjeje eventuale edhe me partitë maqedonase.
Këto i bëri të ditura sot zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili më tej ka theksuar se, në vazhdim të mbledhjes, do të bisedohen edhe temat tjera, siç janë rifreskimet në Qeveria në dikasteret që drejton Bashkimi Demokratik për Integrim dhe organizimi i brendshëm i partisë, pas ndërrimit të sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarit organizativ. Osmani po ashtu ka theksuar se, në mbledhjen e sontme, temë bisede do të jetë po ashtu edhe çështja e dikasterit që drejton Hazbi Lika, dhe reformat në këtë dikaster.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ASH-së, ku ka theksuar se “shpreson që kandidati presidencial i BDI-së të jetë shqiptar”./Foldrejt.com