Fol Drejt
E premte, 16 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

BDI: Misioni, vlerat dhe prioritetet tona

5 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

D E K L A R A T Ë

Misioni, vlerat dhe prioritetet

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në frymën e deklaratës themeluese të Bashkimit Demokratik për Integrim nga 5 qershori i vitit 2002, Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të udhëhequr nga idealet e Rilindësve shqiptar dhe amaneti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare:

Konfirmon vlerat tona thelbësore si demokracia, liria, barazia, paqa dhe drejtësia si vlera që bashkërisht përbëjnë themelin e ndërtimit të një shoqërie progresive e cila ka demokracinë si parakusht,

Vlerëson si të suksesshme veprimtarinë e derisotme largpamëse dhe konsistente të Bashkimit Demokratik për Integrim të kalitur me shpirtin revolucionar, politikën burrështetase dhe reformat progresive,

Rikonfirmon se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është produkt i koniukturave, interesave apo fraksioneve, por është vazhdimësi e një lëvizjeje kryengritëse dhe patriotike ndër dekada, si dhe rezultat i mobilizimit të përgjithshëm atdhedashës, që imponoi ndryshime rrënjësore drejt barazisë, demokratizimit të vendit dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian,

Riafirmon misionin e jetësimit të idealit për liri, barazi dhe drejtësi si garancia e vetme e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të shpejtë e gjithëpërfshirës,

Nënvizon vlerat të cilat janë mishërim i traditës dhe kulturës tonë si: dinjiteti, ndershmëria, liria, barazia, të drejtat e njeriut, solidariteti dhe respekti në përputhje të plotë me vlerat euro-amerikane.

Thekson parimet e suksesit të veprimtarisë politike dhe qeverisjes në vendin tonë shumetnik: legjitimiteti, partneriteti, demokracia, sundimi i ligjit, konsensusi, transparenca, konzistenca dhe llogaridhënia,

Rrjedhimisht, Delegatët e Kongresit konfirmojnë përkushtimin e angazhimit për liri dhe të drejta njerëzore, integrim konsensual, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike si dhe vende të reja pune, drejtësi sociale, jetesë cilësore, mirëqenie, por edhe një shoqëri ku individët përpiqen së  bashku për të mirën e përbashkët dhe ku rinia zë vendin e parë.

Delegatët vlerësojnë që demokracia pluraliste, transparente, përfaqësuese e diversiteteve dhe njëkohësisht pjesëmarrëse, me liri të shprehjes dhe me media të pavarura duhet të ngadhënjejë në të gjitha fushat e jetës në mënyrë që t’i mundësojë  qytetarëve vendimmarrjen për të mirën dhe interesin e përbashkët, duke promovuar drejtësi dhe solidaritet në shoqëri, nëpërmjet të qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, llogaridhënies dhe transparencës.

Më pastaj, synojmë qasje gjithëpërfshirëse në ndërtimin e politikave që integrojnë konsensualisht të gjitha nivelet e qeverisjes duke mundësuar një vend, rajon dhe kontinent solidar midis njerëzve dhe vendeve.

Garantojmë përpjekje maksimale për mirëqenie qytetare duke siguruar progres social nëpërmjet të përfshirjes së çdo njeriu dhe çdo vendbanimi.

Kjo shoqëri, të cilën synojmë ta ndërtojmë mbi vlerat tona, nënkupton edhe një ekonomi e cila i përfaqëson ato dhe që nxit progres shoqëror për rritje të standardit jetësor, për jetesë cilësore, për mundësi të barabarta, për investime dhe për vende pune të reja.

Synojmë një ekonomi konkurruese, investime dhe novacione teknologjike që përshpejtojnë rritjen dhe zhvillimin, si dhe biznes të integruar në tregun rajonal, evropian dhe global, i shkathët të përballet me konkurrencën dhe sfidat e globalizmit

Përqendrohemi në përgatitjen e ekonomisë dhe industrisë sonë për tranzicionin ambiental, për zhvillimin e tërësishëm digjital, ndërtimin e E-shtetit dhe për drejtësi dhe transparencë tatimore duke kundërshtuar evazionin, shmangien por edhe pa-parashikueshmërinë tatimore.

Vlerësojmë patjetërsueshmërinë e qasjes universale ndaj ajrit të pastër, ujit të pastër, energjisë së pastër dhe ushqimit cilësor.

Po ndërtojmë politika për t’i ruajtur burimet e vendit dhe ambientin duke krijuar qëndrueshmërinë ambientale për ta ruajtur të tashmen por edhe për t’a siguruar për gjeneratat e ardhshme, duke u përkujdesur për të moshuarit dhe duke investuar tek të rinjtë.

Angazhohemi për një shoqëri të fuqishme, të barabartë, të drejtë që garanton qasje të sigurt shtetërore dhe pa kompensim në arsim dhe shëndetësi cilësore, ndarje të barabartë të begatisë, zhvillim të barabartë rajonal, eliminim të varfërisë, jetë dinjitoze dhe përgjegjësi kolektive që rrjedh nga bindja jonë që vetëm bashkë jemi më të fortë, vetëm bashkë jemi më mirë.

Përqafojmë ndjenjën e përkatësisë nëpërmjet të përfshirjes të të gjithëve duke kundërshtuar përjashtimet e të tjerëve në një shoqëri kohezive dhe inkluzive ku shoqëria pranon vlerat individuale e kolektive dhe përqafon diversitetin dhe barazinë gjinore.

Pabarazia duhet të ç’rrënjoset dhe përqendrimi nga të paktët duhet të bëhet tek të shumtët duke ndërtuar shoqëri të mirëqenies, me shërbime publike dhe institucione të përgjegjshme dhe cilësore, me arsim, shëndetësi, rroga dhe pensione dinjitoze duke u përkujdesur për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Kongresi përsërit se vota e shqiptarëve kapitalizohet vetëm nëse është e përqendruar, ndërsa ndarja e potencialit votues shqiptar në më shumë parti e dëmton balancën midis peshës demografike dhe peshës politike të shqiptarëve, gjegjësisht, dobëson pozitat shqiptare në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv si dhe rrezikon pushtetin vendor në komuna të caktuara.

Përkushtohemi që politikat tona t’i ndërtojmë në bashkëpunim dhe partneritet me shoqërinë civile, kontribuuesit shoqëror, botën akademike, mediat, sindikatat, komunitetin euro-amerikan dhe me të gjithë ata që ndajnë vlerat dhe përcaktimet tona.

Përfundimisht, demokracia është vlerë themeluese dhe busulle orientuese e Bashkimit Demokratik për Integrim. Përkushtohemi të mbrojmë dhe përmirësojmë demokracinë, të mbetemi në kursin euro-amerikan pa asnjë alternativë tjetër, t’ë garantojmë pakthyeshmërinë e marrëveshjeve të Ohrit, Prespës dhe të fqinjësisë së mirë bashkë me ndryshimet kushtetuese, të zbatojmë sundim të drejtë të ligjit nëpërmjet të vetingut të tërësishëm të skenës politike, gjykatës dhe prokurorisë, të eliminojmë drejtësinë selektive, të krijojmë vende të reja pune dhe ndarje të barabartë, të mundësojmë një jetë cilësore me të gjitha elementet përcjellëse duke krijuar kështu kushte më të mira për të gjithë, si dhe rinia të ndërton të ardhmen dhe familjen e vet në vendin e vet,

Vizioni ynë është barazi e plotë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe jetë cilësore sipas standardeve më të larta duke qenë anëtarë në NATO-s dhe Bashkimin Evropian. Ne duam të shohim vendin dhe qytetarët tanë të barabartë dhe me jetë dinjitoze në familjen Euro-Atlantike.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pamje 3D: Kështu u masakrua Khashogi, në Konsullatën saudite, në Stamboll

Lajmi tjetër

101 vite nga Kongresi i Durrësit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM