Presidenca e BE-së njoftoi mëngjesin e sotëm se vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian kanë arritur marrëveshje për të mobilizuar urgjentisht gjysmë miliardë euro nga buxheti për zbatimin e Ligjit për mbështetjen e prodhimit të municionit.
Marrëveshja pasoi vendimin e liderëve të BE-së në mars për të rritur furnizimet emergjente me municion në Ukrainë, kujton AP.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon me këmbëngulje ndihmë ushtarake shtesë nga BE-ja./FolDrejt/