Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për ndryshimin e sistemit të azilit, që nënkupton ndarjen e përgjegjësisë për emigrantët që hyjnë në Evropë pa leje.
Ata ranë dakord që anëtarët të ofrojnë ndihmë për vendet ku arrijnë shumica e emigrantëve, raporton Reuters.
Si pjesë e marrëveshjes së re, anëtarët e BE-së kanë pranuar një “sistem solidariteti të detyrueshëm” sipas të cilit ata kanë tre opsione për menaxhimin e migracionit, transmeton Fol Drejt.