Liderët e BE-së bënë thirrje sot për ruajtjen e kufizimeve të rrepta, ndërsa përshpejtojnë fushatat e vaksinimit.
“Situata epidemiologjike mbetet serioze dhe variantet e reja paraqesin sfida shtesë”, thanë krerët e shteteve dhe qeverive evropiane në një njoftim për shtyp, pas një samiti me videokonference.
“Për këtë arsye, ne duhet të mbajmë kufizime të forta, ndërsa rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar dërgesat e vaksinave”, shtuan ata.