Bashkimi Evropian dënon kërcënimin e paligjshëm të zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, për të përdorur forcën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe vendit pritës të saj, Holandës, njoftoi sot Shërbimi i Punëve të Jashtme të BE-së.
Ai gjithashtu “dënon masat e shpallura nga Rusia kundër prokurorit të ICC-së dhe gjyqtarëve të përfshirë në lëshimin e urdhërarresteve për përfaqësuesit rusë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Shtohet se BE-ja mbështet plotësisht punën e GJNP-së dhe se çdo masë hakmarrjeje ndaj atyre që janë të përfshirë në punën e GJNP-së është e papranueshme, transmeton Fol Drejt.