Rusia ka nisur fushatë rekrutimi në Krime “duke shënjestruar pa bazë” dhe me forcë banorët e saj, shkroi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm më 1 nëntor, transmeton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Tatarët e Krimesë vlerësohet se janë përfshirë me forcë në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, atdheut të tyre tradicional”, thuhet në deklaratën e saj. Sipas EEAS, fushata është “një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar nga Rusia”.
EEAS shtoi se Bashkimi Evropian “nuk e njeh dhe nuk do të njohë” aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, si dhe të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
“Të gjitha këto territore janë dhe mbeten pjesë të Ukrainës”, shkruan ai, duke i kërkuar Rusisë të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Ukraina. /FolDrejt/