Bashkimi Evropian dhe India arritën sot një marrëveshje për të krijuar një këshill të tregtisë dhe teknologjisë për të nxitur bashkëpunimin, thanë të dyja palët në një deklaratë të përbashkët nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe Ministri i Jashtëm i BE-së Subramanjam Jaishankar në Nju Delhi.
Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë do të ofrojë mbështetje politike dhe mekanizmat e nevojshëm për zbatimin e vendimeve politike, koordinimin e punës teknike dhe raportimin në nivel politik për të siguruar zbatimin dhe monitorimin në fusha të rëndësishme për përparimin e qëndrueshëm të ekonomive evropiane dhe indiane.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen është në një vizitë dy-ditore në kryeqytetin indian për të mbështetur përpjekjet perëndimore për të inkurajuar Nju Delhin të ndërpresë lidhjet me Rusinë, furnizuesin e saj kryesor të armëve./FolDrejt/