BE dhe SHBA do të punojnë së bashku për të vendosur standarde minimale për inteligjencën artificiale (AI) përpara se të vendoset legjislacioni evropian në këtë sferë.
Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian (KE), Margret Vestager, njoftoi sot se procesi i harmonizimit të ligjit evropian për IA mund të zgjasë deri në fund të vitit.
“Pas kësaj, do të na duhet një vit, nëse jo dy, që ligji të hyjë në fuqi, që do të thotë se ne duhet të bëjmë diçka për ta kapërcyer atë periudhë”, tha ajo, raportoi Reuters./FolDrejt/