Të hënën, vendet e Bashkimit Evropian do të bëjnë thirrje bashkërisht për një braktisje graduale të karburanteve fosile në botë.
Draft dokumenti i BE-së, i parë sot nga Reuters, sugjeron që gati 200 vendet që u zotuan të heqin dorë nga energjia e qymyrit në samitin e mëparshëm të Kombeve të Bashkuara për klimën duhet të shkojnë një hap më tej, përcjell Fol Drejt.
Sipas këtij dokumenti, të gjitha lëndët djegëse fosile që lëshojnë dioksid karboni, përfshirë naftën dhe gazin, duhet të hiqen gradualisht./FolDrejt/