Bashkimi Evropian po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.
Këto vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Sipas këtyre burimeve, Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave.
Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian ndau 70 milionë euro për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.