Bashkimi Evropian (BE) do të zbatojë projekte për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe krimet dhe do të organizojë konferencë ndërkombëtare të profilit të lartë në fillim të vitit 2024.
Në takimet e tyre javore, anëtarët e Komisionit Evropian (KE) diskutuan për çështjen e luftës kundër gjuhës së urrejtjes në rritje dhe krimeve në Evropë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Nuk ka vend për urrejtje: Evropa e bashkuar kundër urrejtjes është pranuar. Kjo është një thirrje për veprim për të gjithë evropianët që të qëndrojnë kundër urrejtjes dhe të mbrojnë tolerancën dhe respektin”, thuhet në deklaratën pas takimit.
Theksohet se krimet e urrejtjes ndaj komuniteteve muslimane dhe hebreje që jetojnë në Evropë janë shtuar së fundmi dhe se me deklaratën e miratuar, lufta kundër kësaj do të iniciohej pothuaj se në çdo kanal përmes sigurisë, arsimit, kulturës, projekteve sportive dhe dixhitale.
“Mbrojtja e hapësirave publike është prioritet. Objektet e kultit hebre do të fokusohen veçanërisht në kuadër të Fondit të Sigurisë së Brendshme. Hapësirat publike të të gjitha besimeve do të forcohen me fonde shtesë në vitin 2024”, thuhet në deklaratë.
Konferenca ndërkombëtare do të mbahet në fillim të vitit 2024
Më tej thuhet se KE-ja do të organizojë konferencë të nivelit të lartë në fillim të vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë pjesëmarrës të profilit të lartë që luftojnë kundër urrejtjes dhe diskriminimit.