BE planifikon të organizojë një konferencë donatorësh në mars për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare për Sirinë dhe Turqinë për t’u marrë me ndikimin shkatërrues të tërmetit të kësaj jave, ka thënë shefja e BE-së Ursula von der Leyen, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Tani po garojmë kundër orës për të shpëtuar jetë së bashku. Së shpejti do të ofrojmë ndihma, së bashku. Turqia dhe Siria mund të mbështeten në BE”, shkroi von der Leyen në Twitter.
BE tha se konferenca do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Bruksel në koordinim me autoritetet turke “për të mobilizuar fonde nga komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të njerëzve” të të dy vendeve.
“Askush nuk duhet të lihet vetëm kur një tragjedi si kjo godet një popull”, tha von der Leyen në një deklaratë. /FolDrejt/