Bashkimi Evropian do të dërgojë 651.000 doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“651.000 doza të BioNTech/Pfizer të financuara nga Komisioni Evropian do të ndahen me lehtësimin e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet në maj, për të vazhduar deri në gusht”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dozat e vaksinës që do të dërgohen nga blloku do të ndihmojnë në vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personave tjerë në rajon.
“Bashkimi Evropian qëndron pranë partnerëve tanë në rajon, të cilët kanë kërkuar nga ne mbështetje. Dëshiroj të falënderoj Austrinë për lehtësimin e këtij transferimi, duke treguar angazhimin dhe solidaritetin e saj të vendosur me Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.