Bashkimi Evropian është afër futjes së paketës së dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe pritet që sot, nëse kapërcehen dallimet në qëndrimet për ndalimin e importit të gomës dhe diamanteve nga Rusia, do të arrihet një marrëveshje përfundimtare, konfirmuan diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Lista e sanksionuar duhet të përfshijë individë dhe subjekte zyrtare të përfshirë në dëbimin e paligjshëm të rreth 6,000 fëmijëve nga Ukraina, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Paketa e 10-të e sanksioneve pritet gjithashtu të përfshijë shtatë subjekte biznesi iraniane që besohet se prodhojnë pajisje të përdorura nga Rusia në operacionet e luftës në Ukrainë./FolDrejt/