Bashkimi Europian do hap kufinjtë me 14 shtete prej 1 korrikut, por fatkeqësisht në listë nuk ndodhet Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, informon foldrejt.com.
Edhe pse Brukseli ka njoftuar më parë planet për hapjen e kufijve evropianë me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë në listën e 14 vendeve “të sigurta” në rajon. Përveç tyre edhe qytetarët e Algjerisë, Australisë, Kanadasë, Xhorxhisë, Japonisë, Marokut, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit do të lejohen të hyjnë në BE.
Nga BE njoftojnë se lista do të rishikohet çdo dy javë. Tani për tani nuk ka shpresë për shqiptarët.
Siç pritej, SHBA, Rusia dhe Kina nuk ishin në listë. Brukseli ka shprehur gatishmërinë për të përfshirë Kinën, por vetëm nëse ofron një marrëveshje reciproke të udhëtimit për banorët e BE-së.
Anëtarët e Bashkimit Evropian më parë kanë hequr kufizimet e brendshme të udhëtimit.