Kërcënimi për luftë nga ish ministri informativ i Sllobodan Milloshevicit, Aleksandër Vucic, kanë marrë përgjigje edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokon Vucic. Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”- tha Rama.
Më tutje Rama tha se me Isa Mustafën nuk ka marrëdhënie të ftohuta, por me Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn ka, për shkak se ata kanë bërë gabime në politikën e jashtme, që prioriteti i Ramës mbeteshka Kosova.
Në anën tjetër, BE akoma nuk ka komentuar deklaratën kërcënuese të Vucic./Foldrejt.com