Republika e Moldavisë është vendosur të marrë një paketë “të pashembullt” 600 milion euro (733 milion dollarë) të rimëkëmbjes ekonomike nga Bashkimi Evropian për një periudhë tre vjeçare, njoftoi të mërkurën krahu ekzekutiv i BE.
Komisioni Evropian tha se Moldavia, e cila nuk është një anëtare e BE, do të marrë fondet midis 2021 dhe 2024 për të ndihmuar ish-republikën Sovjetike të vendosur midis Rumanisë dhe Ukrainës të rikuperohet ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit dhe për të nxitur investimet.
Plani është i kushtëzuar nga reformat gjyqësore dhe anti-korrupsion, tha komisioni “Republika e Moldavisë është në një udhëkryq”, tha në një deklaratë Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen.
“Plani i rimëkëmbjes ekonomike të BE është një përpjekje e paparë për të ndihmuar vendin në përpjekjet e tij për të rivendosur dhe forcuar axhendën ambicioze të reformave në interes të njerëzve.” raporton Euro News, percjell Foldrejt.com