Komisioni Europian nuk ka harruar Greqinë duke i ardhur menjëherë në ndihmë, pas krizës së rëndë që po kalon vendi me refugjatët. Të mërkurën KE ka prezantuar një plan gjashtë pikësh ku mes tjerash është edhe ndihma e shpejtë financiare prej plot 350 milion euro për pesë ishujt e prekur nga refugjatët.
Sipas medias greke Kathimerini, përveç ndihmës financiare do i vijnë në ndihmë edhe ushtarët e Frontex për të patrulluar kufirin me Turqinë.
Mes pikave parashihet edhe dëbimi i refugjatëve që nuk plotësojnë kushtet për të qëndruar në BE dhe rritja e bashkëpunimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Foldrejt.com