BE-ja ka arritur një marrëveshje detyruese për përdorimin e karburanteve ekologjikisht të qëndrueshme në aviacion (SAF), sipas së cilës pjesa e këtyre karburanteve do të rritet në 70 për qind deri në vitin 2050.
Furnizuesit e karburantit do të duhet të sigurojnë që në aeroportet e BE-së deri në vitin 2025, të paktën dy përqind e karburanteve SAF të jenë miqësore me mjedisin, raporton Reuters.
Kjo përqindje do të rritet në gjashtë për qind deri në vitin 2030 dhe në 20 për qind deri në vitin 2035, duke arritur gradualisht objektivin prej 70 për qind në vitin 2050./FolDrejt/