Bashkimi Evropian do të shtojë 37 persona nga Irani në listën e sanksioneve të hënën, thanë sot dy diplomatë evropianë.
“Ne do të miratojmë paketën e katërt të sanksioneve kundër Iranit të hënën dhe besojmë se tashmë duhet të fillojmë të punojmë për të pestën që e liston Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) si një organizatë terroriste,” tha një nga burimet, një diplomat i BE-së, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
IRGC u themelua menjëherë pas Revolucionit Islamik në 1979./FolDrejt/