Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja është e gatshme të dërgojë një ekip hetuesish në Ukrainë, për të dokumentuar krimet e luftës.
Ajo këtë njoftim e bëri në Twitter, pasi bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “vrasjet e civilëve në Bucha dhe vendet tjera në Ukrainë, po ndodhin çdo ditë e më shumë”
Imazhet shokuese të kufomave të civilëve nëpër rrugët e Bucha, në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës – Kiev, kanë nxitur reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar – duke dënuar rëndë veprimet e ushtrisë ruse.