Ministrat e Energjisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një ligj sipas të cilit shitja e makinave me emetim të dioksidit të karbonit (CO2) brenda Bashkimit Evropian do të ndalet nga viti 2035, pasi Gjermania mori një përjashtim për makinat që përdorin e- karburantet.
Sipas Reuters, makinat e reja të shitura nga viti 2035 duhet të kenë zero emetime CO2 dhe ato të shitura nga viti 2030 deri në 2035 duhet të kenë të paktën 55 për qind emetime më të ulëta se ato të vitit 2021, përcjell Fol Drejt.
Përveç kësaj, Komisioni Evropian është zotuar të propozojë rregulla shtesë që lejojnë vazhdimin e shitjes së makinave të reja me djegie të brendshme që përdorin vetëm të ashtuquajturat e-karburantet pas vitit 2035./FolDrejt/