Mbrëmë, të 27 anëtarët e Bashkimit Evropian miratuan sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat përfshijnë një embargo për importin e qymyrit, drurit dhe vodkës ruse.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e fondeve të disa bankave ruse, zgjatjen e ndalimit të eksporteve të armëve dhe llojeve të tjera të eksporteve me vlerë rreth dhjetë miliardë euro, raportojnë agjencitë.
Komisioni Evropian propozoi sanksione të reja të martën pas ngjarjeve në periferi të Kievit, Bucha. Të gjithë anëtarët e miratuan propozimin në mbledhjen e ambasadorëve dhe do të hyjë në fuqi sot pas botimit në Fletoren Zyrtare./FolDrejt/