Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse përfshin një embargo të pjesshme ndaj eksporteve të naftës ruse në BE, përjashtimin e bankës më të madhe ruse, Sberbank nga sistemi i transaksioneve të shpejta, një ndalim të tre mediave ruse në BE dhe një listë të zgjeruar të personave të sanksionuar.
Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për tekstin e pakos së gjashtë të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, e cila duhet të hyjë në fuqi nesër, pasi të jetë botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së, mësohet Tanjug në Bruksel.
Burime diplomatike në Bruksel bëjnë të ditur se kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, ka mbetur jashtë tekstit të paketës së gjashtë të sanksioneve, për të cilën këmbënguli Hungaria./FolDrejt/