Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të fillojë pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.
Nëpërmjet një komunikate për media të publikuar të martën në mëngjes, Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e zbatimit të zotimeve të arritura në Marrëveshjen për normalizim dhe Aneksin e Zbatimit, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët sivjet, përcjell Fol Drejt.
BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve./FolDrejt/