Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm kundër përdorimit të forcës në përpjekje për të ndryshuar status quo-në në ngushticën e Tajvanit, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për paqe dhe stabilitet në ngushticën e Tajvanit”, shtoi Mamer, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Bashkimi Evropian shprehu dje shqetësimin për stërvitjet ushtarake të Kinës mbi Tajvanin, duke thënë se statusi i Tajvanit nuk duhet të ndryshohet me forcë, ndonjë përshkallëzim, incident apo përdorim të forcës që do të kishte implikime të mëdha globale./FolDrejt/