Bashkimi Evropian ka ndarë për Shqipërinë 145 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se, vendi siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e BE-së.
“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Evropian me 6 vendet e rajonit për vaksinat ‘Pfizer’ që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria”, ka shkruar Rama në Facebook.