Këshilli Evropian njoftoi sot se Presidenca e Këshillit Evropian dhe negociatorët e Parlamentit Evropian arritën një marrëveshje paraprake për reduktimin e konsumit të energjisë me 11.7 për qind deri në vitin 2030 në nivel të BE-së.
Kufiri i sipërm për konsumin final në BE do të jetë 763 milionë tonë ekuivalent nafte, dhe kufiri i sipërm për konsumin primar do të jetë 993 milionë tonë ekuivalent nafte, sipas njoftimit, transmeton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kufiri për konsumin final do të jetë i detyrueshëm për vendet anëtare të BE-së, ndërsa kufiri për konsumin primar do të jetë tregues, shton Këshilli i Evropës.