Dy programe pilot për përmirësimin e kontrollit kufitar të BE-së janë nisur me Bullgarinë dhe Rumaninë, njoftoi Komisioni Evropian.
“Forcimi i kufijve të jashtëm me masa të shtuara të mbikëqyrjes që do të zbatohen në kufirin bullgaro-turk është një prioritet kyç,” tha Komisioni në një deklaratë, përcjell Fol Drejt.
Projekti bullgar, i nisur të hënën, parashikon sigurimin e kufirit midis vendit të BE-së dhe Turqisë me automjete, kamera, rrugë dhe kulla vrojtimi, sipas njoftimeve të mëparshme të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Projektet u njoftuan në samitin e BE-së një muaj më parë.
Mbështetje e fortë operative, teknike dhe financiare
Një tjetër projekt pilot, i nisur në Rumani të premten, fokusohet në riatdhesimin, menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Ai do të zbatohet me mbështetje të fortë operacionale, teknike dhe financiare nga KE dhe agjencitë kryesore të BE-së si Europol dhe Frontex.
Migrimi në Bashkimin Evropian u rrit përsëri vitin e kaluar, duke nxitur liderët e BE-së të ndërmarrin hapa për të kufizuar ardhjet në bllok dhe të thërrasin një samit të posaçëm për këtë çështje muajin e kaluar./FolDrejt/