Gjermania planifikon të ofrojë një qendër simulimi luftarak për të trajnuar inxhinierë ukrainas, personel mjekësor dhe degë të tjera të specializuara të ushtrisë, raporton Spiegel.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të organizojnë trajnime për rreth 15 mijë ushtarë ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi sot revista gjermane Spiegel.
Raporti thekson se versioni i parë i ligjit parashikon që Polonia do të marrë fondet e BE-së për krijimin e një selie trajnimi, ndërsa qendrat e trajnimit do të hapen në disa vende të tjera, por detajet përfundimtare do të negociohen javën e ardhshme në Bruksel, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.