Bashkimi Evropian ka propozuar një ligj të ri lidhur me trafikun, i cili prezanton patentë shoferin dixhital në nivel të gjithë Bashkimit, por edhe ul kufirin e moshës për marrjen e patentë shoferit në 17 vjeç.
Sipas ligjit të ri, 17-vjeçarët që marrin patentë shoferin do të mund të drejtojnë vetëm të shoqëruar nga një i rritur që ka edhe patentë shoferi, shkruan Times of Malta, përcjell Fol Drejt.
Siç u tha, qëllimi kryesor i ligjit të ri është të luftojë shkeljet e trafikut në të gjithë Evropën dhe të prezantojë një patentë shoferi dixhital që do të ishte e vlefshme në të gjithë bllokun./FolDrejt/