Midis marsit dhe nëntorit të 2020 kishte 450 mijë më shumë vdekje në Bashkimin Evropian krahasuar me të njëjtën periudhë midis 2016 dhe 2019.
Një rritje pak më e ulët e vdekshmërisë në Bashkimin Evropian u regjistrua midis majit dhe korrikut gjersa një rritje e re e konsiderueshme ndodhi në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, e cila përkon me valën e re të pandemisë.
Rritja më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në nëntor, e cila ishte 40 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 495,716 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit në territorin e BE-së.