Në një konferencë për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, është pyetur në lidhje me deklarimet e BE-së për aksionet në veri të Kosovës, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën masa për Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij.
Në pyetjet e gazetarëve se a do të vazhdojë BE-ja t’i ndihmojë grupet në veri të vendit, pasi që sipas tij, ata nuk janë të gjithë biznesmenë, por janë edhe politikanë të mbështetur nga qeveria e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë, BE-ja, sipas Palokajt, investon shumë para në veri.
Stano në përgjigjen e tij tha se lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet më strikte kur bëhet fjalë për zbatimin e shtetit ligjor dhe afrimin e veriut të Kosovës me standardet evropiane.
“Ne po i mbikëqyrim paratë tona që po u japim partnerëve tanë, po ndjekim zhvillimet dhe mënyrën se si qeveritë po luftojnë intensivisht krimin e organizuar, korrupsionin”, është shprehur Stano, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
Tutje, ai tha se kjo vlerësohet dhe publikohet çdo vit në raportet e BE-së, teksa shtoi se bëjnë shumë presion për të treguar vendosmërinë e vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar.
Kujtojmë se pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku cak, sipas tyre, ishin grupet kriminale, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pati reaguar duke thënë se këto aksione duhet të jenë gjithnjë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe palën me të cilën Kosova negocion në Bruksel.