Njoftohet se është vendosur që të zgjaten edhe për një vit sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.
Sanksionet, të cilat u futën për herë të parë në vitin 2014, përfshijnë ndalimin e importit të produkteve të prodhuara në Krime dhe Sevastopol në BE, si dhe investime në infrastrukturë dhe financiare në këto rajone, si dhe shërbimet turistike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Përveç këtyre, me sanksione ndalohet edhe shitja e produkteve dhe teknologjive të caktuara në fushën e energjisë si transporti, telekomunikacioni, kërkimi dhe prodhimi i naftës, gazit dhe mineraleve për kompanitë në Krime.
Në deklaratën e bërë nga Këshilli Evropian, njoftohet se sanksionet janë zgjatur deri më 23 qershor 2023.
Rusia aneksoi ilegalisht Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit në mars 2014. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve në Ukrainën lindore, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende filluan të vendosin sanksione ndaj Rusisë./FolDrejt/