Deri para pak kohësh BE e quante Rusinë si kundërshtarin e saj kryesor në Ballkan. Kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen. Në një intervistë për Financial Times, komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, paralajmëroi nga Kina pasi me dhënien e kredive mund të shtojë shumë më tepër ndikimin te këto vende. Nëse shtetet e Ballkanit kanë mundësi të paguajnë borxhet ndaj Kinës atëherë do ishte në rregull, por nëse nuk mund t’i paguajnë borxhet, atëherë veprat publike kthehen në pronë kineze.
Prioriteti i Kinës është rregullimi i infrastrukturës në Ballkan dhe atë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë se gjysma e 9.6 miliardëve dollarë, që Kina i ka dërguar për financim të jashtëm në 2016 dhe 2017, kanë shkuar për Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Serbinë dhe Bsonjën. Këtu nuk vlen për Kosovën, pasi kjo e fundit nuk njihet nga Kina, përcjell foldrejt.com.
“Nga rivaliteti për ndikime në Ballkan, Bashkimi Europian e ka mbivlerësuar rolin e Rusisë, kurse e ka nënvlerësuar rolin e Kinës,” tha Hahn, përcjell foldrejt.com.
Brukseli në të kaluarën e afërt ka paralajmëruar edhe Çekinë dhe Poloninë që të shmangin investimet shtesë ndaj Kinës.
Diplomacia kineze e borxheve
Hahn ka kritikuar tre projekte kineze mbi Ballkanin dhe atë: në Bosnjë dhe Hercegovinë kinezët kanë blerë 100 përqind të aksioneve të bankës Exim, për të ndërtuar një termocentral në Tuzla me vlerë 614 milionë euro; e dyta një projekt kinez 809 milionë euro në Malin e Zi, që do ndërtojë pjesën e parë të autostradës që do lidhë vendin e vogël ballkanik me Serbinë; Hahn ka frikë që Mali i Zi nuk do jetë në gjendje të paguajë shpejt borxhin. Hahn ka kritikuar edhe Kroacinë, e cila 80 përqind të ndërtimit të urës të madhe që do anashkalojë Bosnjën në detin Adriatik do ndërtohet nga frimat kineze.
Deri tani në infrastrukturë BE ka financuar në këto vende të Ballkanit 4124 milionë euro, kurse Kina 3646 milionë euro. Sipas një studimi në Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kina ka paralajmëruar shtimin edhe të rreth 4369 milionëve euro. Atëherë Kina do sprovonte Europën me investime në këto vende./Foldrejt.com