Vendet e BE-së kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse (CBRF) në vlerë mbi 200 miliardë euro, u njoftua sot në Bruksel.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian (KE), Christian Wiegand, foli në një konferencë për shtyp për detyrimet e vendeve anëtare të BE-së për të paraqitur një raport për asetet e ngrira të CBRF, përcjell Fol Drejt.
“Afati i fundit për një raportim të tillë ishte 12 maji, dhe vendet e BE-së kanë raportuar më shumë se 200 miliardë euro asete të ngrira në CBRF,” tha ai./FolDrejt/