BE-ja u ka kërkuar kompanive të mediave sociale, përfshirë Google dhe Facebook, që të fillojnë “menjëherë” të shënjojnë përmbajtjen e prodhuar nga inteligjenca artificiale (AI).
Në të njëjtën kohë, Brukseli ka paralajmëruar Twitter se do të përballet me sanksione nëse nuk respekton ligjet e reja për përmbajtjen dixhitale që hyjnë në fuqi më 25 gusht në të gjithë BE-në, raporton Guardian.
BE-ja i ka kërkuar gjithashtu Facebook-ut dhe platformave të tjera që të investojnë më shumë në kontrollimin e saktësisë së informacionit në gjuhët e pakicave dhe në Evropën Lindore, pasi Brukseli i konsideron “fushatat e dezinformimit rus” një kërcënim./FolDrejt/