Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian kanë propozuar 20 plane veprimi për zgjidhje të qëndrueshme ndaj krizës së emigrantëve të parregullt në Mesdhe.
Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar propozimet për zgjidhje të përhershme ndaj migracionit të parregullt që është rritur kryesisht në rrugën e Mesdheut Qendror dhe i cili u ndez me krizën mes Francës dhe Italisë që shkaktoi anija “Ocean Viking” e cila shpëtoi 234 emigrantë në Mesdhe, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë për media pas takimit, Schinas vuri në dukje se diskutuan situatën në të gjitha rrugët e migrimit dhe se kërkuan përgjigje për të gjitha sprovat urgjente.
Schinas tha se në takim kishte “frymë të ndryshme nga thelbi në krahasim me periudhën e krizës së anijes Ocean Viking”. Ai theksoi se është i gabuar perceptimi se “nuk mund të gjendet zgjidhje për problemin e migracionit në Evropë”. Schinas mbrojti idenë e tij se ministrat e dëshmuan këtë në takimin e mbajtur.
– Zgjidhja “Wild, Wild West” është e papranueshme
“Në takim u paraqitën 20 propozime specifike veprimi”, tha Schinas duke shtuar se operacionet në Mesdhe dhe në vendet e tjera nuk mund të bëhen në mënyrën “Wild, Wild West” (Perëndimi i egër, i egër) dhe se nevojitet zgjidhje e vazhdueshme dhe e përhershme.
“Si rezultat i këtij diskutimi, me qëllimin për të përmirësuar koordinimin e përgjithshëm në Evropë do të rifillojmë sërish ‘grupin evropian të kontaktit të kërkim shpëtimit‘. Në Mesdheun Qendror vetëm këtë vit kanë humbur jetën ose janë zhdukur 1.300 persona. Kjo është e papranueshme”, deklaroi Schinas.
“Evropa do të mbesë gjithmonë një vend strehues për ata që largohen nga lufta dhe persekutimit”, tha Schinas i cili nënvizoi se në të njëjtën kohë se duhet të ketë një politikë migracioni. Ai iu referua propozimit të KE-së për paketën e migracionit dhe azilit mbi të cilin nuk është arritur dakordim prej dy vitesh.
Schinas vuri në dukje se në takim u konfirmua edhe rëndësia e marrëveshjes mes Türkiye-s dhe BE-së./FolDrejt/