Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se këtë muaj do të propozohet një ligj i Bashkimit Evropian për certifikata të vaksinimit kundër koronavirusit.
Sistemi i zakonshëm i certifikimit COVID-19, i cili qysh në muajin qershor pritet të funksionojë, synon të sigurojë “provë se një person është vaksinuar, rezultate të testeve për ata të cilët akoma nuk mund të vaksinohen dhe informacione mbi shërimin nga COVID-19”.
Mbyllja e kufijve dhe kufizimet e ndryshme të udhëtimit provokuan mosmarrëveshje midis vendeve anëtare të BE-së dhe ato po ashtu u kritikuan nga Komisioni Evropian.
Megjithatë, propozimi për certifikata të vaksinimit do të duhet të miratohet nga qeveritë e vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian.