Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), rregullatori kryesor i privatësisë së BE-së, gjobiti sot Metën, pronarin e Facebook, me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh për transferimin e të dhënave të përdoruesve të BE-së.
Metës i janë dhënë pesë muaj afat për të ndaluar transferimin e të dhënave të përdoruesve të BE-së në SHBA, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kompania amerikane ka njoftuar se do të bëjë ankesë kundër këtij vendimi, të cilin e konsideron “të padrejtë dhe të panevojshëm”./FolDrejt/