Në kohën kur Bashkimi Europian ka vendosur disa sanksione ekonomike Turqisë dhe diskuton që këto të shtohen edhe më shumë në të ardhmen, shteti i sapo larguar nga BE dhe që sapo nënshkruajti marrëveshjen tregtare me BE, Britania e Madhe, paralajmëron se një marrëveshje e lirë tregtare do nënshkruhet edhe me vendin turk, informon foldrejt.com.
“Turqia dhe Britania së shpejti do nënshkruajnë tregti të lirë ekonomike të martën,” tha ministri i tregtisë britanike Liz Truss.
“Marrëveshja që do nënshkruajmë këtë javë ka për bazë lirimin e tarifave për eksportet dhe importet mes dy vendeve. Kjo do ndihmonte marrëdhëniet tregtare dhe do hapte mijëra vende të reja pune brenda Britanisë,” tha Truss në një deklaratë.
Më së shumti nga kjo marrëveshje do fitonte industria e çelikut.
Britania e Madhe dhe Turqia kanë një shkëmbim tregtar prej 25.25 miliardë dollarë, duke qenë e pesta më e madhe për Britaninë pas Japonisë, Kanadës, Zvicrës dhe Norvegjisë.
Prej largimit nga BE, Britania e madhe ka nënshkruar marrëveshje tregtare me 62 shtete./Foldrejt.com