“Wall Street Journal” raporton se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian do të prekin së fundmi vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.
Laurence Norman dhe Ann M Simmons shkruajnë duke cituar diplomatë që kanë dijeni me planet e BE se: “Bashkimi Evropian ka propozuar sanksionimin e dy vajzave të Presidentit Putin”.
Ky veprim do të shtonte listën e të sanksionuarve me anëtarët më të afërt të familjes së liderit rus, si përgjigje për pushtimin rus të Ukrainës.
Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza me ish-gruan Lyudmila Putina, sipas Kremlinit.
“Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë dhe nuk mund të mësohet nëse vajzat e shënjestruara në sanksionet e BE-së ishin ato që ai ka pranuar publikisht”, shkruan Sky News./FolDrejt/