Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër liderëve dhe oligarkëve rusë, raporton Reuters. Këto sanksione do të miratohen zyrtarisht nga Samiti i BE-së të enjten dhe të premten në Versajë.
Sipas Reuters, sanksionet e reja prekin kriptovalutat, përjashtojnë tre banka Bjelloruse nga Swift dhe synojnë edhe sektorin detar./FolDrejt/