Veprimet e njëanshme të anëtarëve të Bashkimit Evropian janë të papranueshme, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, pasi Polonia dhe Hungaria vendosën ndalimin e importit të produkteve ushqimore nga Ukraina fqinje për të mbrojtur sektorin e brendshëm bujqësor.
“Ne jemi të njohur me njoftimet e Polonisë dhe Hungarisë në lidhje me ndalimin e importit të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina”, tha zëdhënësi, sipas Reuters.
Ai shtoi se, në këtë kontekst, është e nevojshme të theksohet se politika tregtare e BE-së është në kompetencë ekskluzive të atij blloku dhe për këtë arsye “veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”./FolDrejt/