Charles Michel përsërit se mbështetja e BE-së për Ukrainën do të mbetet e fortë – Vala e reagimit mbi mobilizimin e pjesshëm të Putinit.
Reagimet në Perëndim janë shkaktuar nga njoftimi i Putinit për mobilizimin e pjesshëm të 300,000 rezervave , shtatë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Tashmë, Britania dhe Gjermania janë të shqetësuara për një përshkallëzim të luftës, ndërsa jo pak shprehin shqetësime për sigurinë, pasi presidenti rus paralajmëroi Perëndimin për atë që ai e quajti “shantazh bërthamor”.
I mprehtë ishte komenti i presidentit të Këshillit Evropian , Charles Michel , përmes llogarisë së tij në Twitter.
Kremlini shpall mobilizimin për Ditën Ndërkombëtare të Paqes 2022, ndërsa në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vendet punojnë për bashkëpunim, siguri dhe prosperitet. Në këtë luftë është vetëm një agresor, Rusia dhe një vend i sulmuar, Ukraina. Mbështetja e BE-së për Ukrainën mbetet e qëndrueshme ”, theksoi ai./FolDrejt/