Për të penguar një rritje të infektimeve me COVID-19 për shkak të lëvizjeve në të ardhmen, Bashkimi Europian kërkon të koordinojë përgjigjen e 27 vendeve, sipas Euronews.
BE propozoi për 1 korrikun një certifikatë COVID digjitale që do të vërtetojë vaksinimin, një test negativ ose shërimin nga virusi.
Ky dokument do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian dhe do të jetë i disponueshëm në formë digjitale ose në letër.
Disa denojnë përmes kësaj certifikate një autorizim të lëvizjes, një kritikë e hedhur poshtë nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.
“Ne nuk po flasim për një pasaportë. Ne nuk po flasim për një dokument udhëtimi, nuk është e nevojshme për të udhëtuar. Ky është një mekanizë. Është një dokument që do të lehtësojë lëvizjen”, theksoi Pedro Sánchez.
Megjithatë elementët konkretë për zbatimin e kësaj certifikate mbeten në duart e shteteve anëtare. Pyetja që ngrihet për fëmijët që udhëtojnë me prindërit e tyre. A duhet të ketë një test PCR negativ për më të rinjtë edhe nëse dy më të rriturit janë vaksinuar plotësisht?
Fëmijët nën 16 vjeç nuk mund të vaksinohen aktualisht.
Objektivi është të mos kalojmë buxhetin familjar kushtuar për pushimet verore.
Certifikata duhet të mbajë hapat e nevojshëm ligjorë për institucionet europiane.
Certifikata COVID digjitale duhet të lehtësojë lëvizjet, por nuk do të lehtësojë barrën administrative. Ky dokument do të zhduket sapo të përfundojë zyrtarisht pandemia, e cila gjithashtu do të jetë sinonim i lirisë së lëvizjes të rifituar në Europë